Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, kryebashiaku: Po monitorojmë situatën, ka angazhim maksimal! Ishte vatër e vështirë për t’u shuar

24 Korrik 2023, 11:00| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 12:12

  • Share

 

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha është prononcuar për mediat lidhur me situatën e ndodhur preh afro  ditësh në fushën e mbetjeve në Vlorë. Kjo zonë u përfshi nga flakët ndërsa Dredha garantoi se ka një angazhim maksimal nga ana e Bashkisë por jo vetëm.

“Nuk është situatë e ditës së djeshme por ka filluar një ditë më përpara, kam qenë parmbrëmë deri në orën 4 të mëngjesit bashkë me ekipin e bashkisë dhe drejtorinë e zjarrfikësve dhe prefektin. Situata u duk sikur u menaxhua, por pamë që ditën e djeshme ka nisur përsëri në mëngjes, dukej e menaxhueshme por nga mesdita zjarri ka shpërthyer edhe në zona të tjera në fushën e mbetjeve. Ka qenë rast i vështirë por ka pasur angazhim maksimal nga të gjithë faktorët institucional të qytetit të Vlorës, duke nisur nga bashkia, drejtoria e shërbimeve, zjarrfikësve dhe prefekti. Në mesnatë ka mbërritur edhe një ekip i dërguar nga Ministria e Mbrojtjes për të përballuar situatën, ndërsa ditën e  sotme ka pasur ndërhyrje nga ajri me helikopterë”.


Lajmi kryesor:

Riaktivizohen dy vatra zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë! Dredha: Problem i trashëguar, presim hapjen e landfillit të Sherishtës


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?