Kronikë

Zjarri në landfillin e Elbasanit, ‘mbretëria’ e tymit toksik mbulon Jagodinën, Bujqësin, Muriqanin dhe i afrohet Cërrikut

2 Korrik, 11:21| Përditesimi: 2 Korrik, 11:58

  • Share

 

Zjarri në landfillin e Elbasanit duket se vijon, teksa retë e tymit kanë mbuluar pothuajse të gjithë zonën periferike, duke krijuar një situatë toksike edhe për shëndetin e qytetarëve.

Gazetari Ronaldo Gjoshi i Report Tv, sjell pamje nga situata më e fundit dhe zonat më problematike. Duket qartë se tymi ka mbuluar zonën e Jagodinës, Bujqësit, Muriqanit, ndërkohë që reja e madhe ka arritur deri në Cërrik.

Forcat zjarrfikëse, Mbrojtja Civile, Policia dhe autoritetet e linjës janë duke punuar prej ditës së djeshme që ta vendosin nën kontroll dhe shuajnë tërësisht vatrën, duke mos lejuar as përhapjen e saj.


Lajmi kryesor:

Landfilli i Elbasanit 24 orë në flakë, tymi 'helmon' qytetarët! Mister shkaku, Policia: Hetime për gjetjen e përgjegjësve (VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?