Në ndihmë të zjarrëfikësve të qytetit të Elbasanit, për shuarjen e flakëve të zjarrit të rënë në Landfillin e Elbasanit, kanë shkuar zjarrëfikësit e Beratit.
Shtatë punonjëse të Shërbimit Zjarrëfikës Berat janë nisur drejt zjarrit me mjetin e ri zjarrëfikës me shkumë, duke dhënë një ndihmesë shumë të madhe në lokalizimim e flakëve,pasi rezultati i rezolucionit me shkumë është i sigurtë 100%.
Lajmi kryesor:
Vijon zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan, tymi i dendur mbulon zonën! 60 zjarrfikës në terren, Cara: Fikja e vështirë (VIDEO)
S.B/E.H/ReportTv.al
