Kosova & Rajoni

Zjarri në lokalin e natës me 59 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, qytetarët protestë sot në Koçan: Jemi të detyruar për të luftuar për nder të tyre, ky sistem nuk na ofron siguri

17 Mars, 11:34| Përditesimi: 17 Mars, 11:44

  • Share

Pas zjarrit që ra në klubin e natës ‘Pulse’ një ditë më parë në Koçan, ku vdiqën 59 të rinj qytetarët kanë paralajmëruar protestë për jetët e humbura.

Sipas një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale protesta do të mbahet në orën 13:00 në parkun e qytetit në Koçan.

Sipas këtij njoftimi thuhet se qëllimi i kësaj proteste është edhe për të 'luftuar' këtë sistem i cili nuk ofron siguri dhe mirëqënie.

“Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojmë këtë sistem joefikas që nuk na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi”, thuhet në një postim në faqen Koçani (Zëri i Koçanit) në Facebook.


Lajmi kryesor:

Tragjedia me 59 viktima/ Maqedonia e Veriut në zi, qytetarët në protestë! Arrestohet ish ministri shqiptar i Ekonomisë dha licencën e falsifikuar! Jep dorëheqjen kryetari i Koçanit


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?