Shefi i zjarrfikësve në Patos, Alket Halimi, kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga ajri për të vënë nën kontroll zjarret në kurorën e pishave në këtë qytet.
Në një prononcim për Report Tv, Halimi e përshkroi situatën si tejet të vështirë.
Sipas tij, zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe flakët arrijnë deri në lartësinë 50 metra. Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrja nga ajri.
Ai theksoi gjithashtu se flakët e mëdha po rrezikojnë jetën e zjarrfikësve nga toka, teksa theksoi se banesat për momentin nuk janë të rrezikuara.
“Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. Zjarri ndihmohet nga era e fortë. Do jetë e vështirë të vendosen flakët nën kontroll. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga ajri. Lartësia e flakëve arrin në rreth 50 metra. Kanë ardhur forca dhe mjete të jashtëzakonshme, por është e pamundur. Flakët arrijnë lartësi shumë të madhe dhe është e pamundur të ndërhysh. Për momentin zjarri është në pisha, zjarrfikëset janë pozicionuar në afërsi të banesave për të bërë ndarjen e zjarrit. Terreni është shumë i thyer dhe era është e fortë. Rrezikohet seriozisht jeta e zjarrfikësve. Për momentin nuk rrezikohet asnjë banesë”, theksoi shefi i zjarrfikësve të Patosit.
Lajmi kryesor:
Zjarret në vend/ Situata në Finiq drejt normalizimit, vijon 'lufta' në Patos! Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish në flakë, asfiksohet një punonjës
V.GJ /E.H/ReportTv.al
