Kronikë

Zjarri në Pilur të Himarës, rreth 650 hektarë të djegura! Situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka

24 Qershor, 10:56| Përditesimi: 24 Qershor, 17:58

  • Share

Rreth 650 hektarë kullota dhe sipërfaqe me bimësi janë djegur nga zjarri disaditor që përfshiu zonën e Pilurit në bashkinë e Himarës. Aktualisht, situata paraqitet më e qetë, ndërsa mbetet aktive vetëm një vatër zjarri, ku po ndërhyhet nga toka nga strukturat e Bashkisë Himarë.

Përgjegjësi i emergjencave civile pranë Prefekturës së Vlorës, Robert Skendaj, ka konfirmuar se ndërhyrja ka vijuar prej ditësh si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga katër bashki: Vlorë, Sarandë, Himarë dhe Finiq, ndërsa ndihmë të konsiderueshme kanë dhënë edhe forcat e armatosura me rreth 40 efektivë, të cilët kanë vepruar si nga terreni ashtu edhe me helikopterë.

“Prej ditësh situata ka qenë problematike për shkak të përmasave të zjarrit. Aktualisht kemi vetëm një vatër aktive që nuk rrezikon banesat, ndërsa ndërhyrja po vijon për izolimin e plotë,” - është shprehur Skendaj.

Ai ka shtuar se në ditët e para rreziku ka qenë i lartë për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, çka ka detyruar përfshirjen në terren edhe të forcave të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Po ashtu, është paralajmëruar se do të nisë një hetim për të zbardhur nëse zjarri është i qëllimshëm.

Zjarri në Pilur ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe natyrore, ndërsa pas normalizimit të plotë të situatës, do të kryhet një verifikim i detajuar i dëmeve të shkaktuara.

Ora 17:44
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë ende dy vatra aktive, vijojnë flakët në Pilur të Vlorës dhe Kolsh të Kukësit

1750780637_zjarrpyje.jpeg

Ministria e Mbrojtjes njofton situatën e zjarreve në vend. Sipas Emergjencave Civile raportohen që janë aktive vetëm dy vatra zjarri. 

“Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarr.”- njofton Ministria e Mbrojtjes.

Pas një pune intensive të forcave operacionale në terren është bërë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e vatrave në:

Fshatin Ndërfan, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë;

Zonën e Astirit, njësia administrative nr. 14, bashkia Tiranë;

Lagjen “Ish-Fidanishtja”, njësia administrative Rajoni 5, bashkia Vlorë;

Fshatin Amonicë, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë;

Fshatin Shijon, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan.

Ndërkohë, sipas Ministrisë, aktualisht vijojnë të jenë aktive 2 vatra zjarri.

Vijon të vatra aktive në bashkinë Himarë, ku janë shuar vatrat në Porto Palermo dhe në zonën Qafë Lerë -Llaman, ndërsa vijon të jetë aktive vatra në vendin e quajtur Vumlo, në afërsi të fshatit Kudhës. Në njoftim thuhest se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Nga ana tjetër në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po vijon puna për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Njoftimi i Ministrisë Mbrotjtjes: 

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë orëve të fundit janë raportuar 7 vatra zjarri. 
Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Në fshatin Ndërfan, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.
2. Në zonën e Astirit, njësia administrative 14, bashkia Tiranë.
3. Në lagjen “Ish-Fidanishtja”, njësia administrative Rajoni 5, bashkia Vlorë.
4. Në fshatin Amonicë, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë.
5. Në fshatin Shijon, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

1. Qarku Vlorë
Në bashkinë Himarë, janë fikur vatrat në Porto Palermo dhe në Zonën Qafë Lerë – Llaman, ndërsa vatra në vendin e quajtur Vumlo në afërsi të fshatit Kudhës u izolua fillimisht, por për shkak të intensitetit të erës dhe nxehtësisë, zjarri është përhapur në një sipërfaqe ku është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë. Po punohet me mjete rrethanore dhe pompa shpine nga forca të MZSH, Shërbimi Pyjor dhe ndërmarrjes së shërbimeve të bashkisë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

2. Qarku Kukës.
Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, me 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, 1  fadromë, 1 ekskavator, 4 kamionë nga Drejtoria e Shërbimeve të Bashkisë.

Ora 08:48
Kukës/ Vijon aktive vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në Myç-Mamëz! Në vendngjarje dy zjarrfikëse dhe 10 efektivë

 

Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në zonën e Myç-Mamëzit, në afërsi të qytetit të Kukësit. Edhe pse intensiteti i tymit që përhapej në drejtim të qytetit është zbehur, flakët ende nuk janë vënë plotësisht nën kontroll.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, si dhe një fadromë, një eskavator dhe katër kamionë të Drejtorisë së Shërbimeve të Bashkisë Kukës. Puna vijon pa ndërprerje, ndërsa vështirësitë lidhen kryesisht me terrenin dhe natyrën e materialeve të djegshme në këtë zonë mbetjesh.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi shkakun e zjarrit, por burime nga hetimet paraprake nuk përjashtojnë mundësinë e një veprimi të qëllimshëm.

Ndërkohë, bashkia dhe strukturat përgjegjëse i bëjnë apel qytetarëve që të mos ndezin zjarre në asnjë rast, pasi ky veprim përbën vepër penale dhe ndëshkohet nga ligji. Po ashtu, ftohen të gjithë banorët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm, për të mundësuar ndërhyrjen në kohë dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të mundshëm.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?