Kronikë

Zjarri në pyllin me pisha në Hidrovor vijon aktiv, Ermal Dredha: Dyshohet i qëllimshëm, autori të dalë para drejtësisë (VIDEO)

25 Gusht, 20:13| Përditesimi: 25 Gusht, 21:01

  • Share

 

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, u shpreh se zjarri në Pishë-Poro të Vlorës vijon dhe është në një gjatësi 2-3 km.

Për Report Tv, Dredha u shpreh se dyshohet që është zjarrëvënie e qëllimshme dhe tha se autori duhet që të dal para drejtësisë.

Ndërkohë tha se sot është operuar nga ajri dhe nga toka me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrëfikse. Ai bëri me dije se nesër në mëngjes do të vijnë edhe ndihma shtese nga Forcat e Armatosura.

‘Zjarri ka nisur në Delisuf dhe nga atje ka ardhur deri këtu në hirdovor është 2 deri në 3 km gjatësi zjarri. Terreni nuk është se është shumë i vështirë po ka shumë sipërfaqe pylli me pisha dhe është e vështirë që të operohet janë sjell dy helikopterë nga FA dhe dy nga Emiratet Arabe dhe do të vijohet sërish nesër.

Jemi në terren, por dua që ti bëjë thirrje banorëve nëse kanë informacione sepse ka dyshime që mund të jetë zjarrëvënie e qëllimshme, pse jo përgjegjësit të vendosen para përgjegjësisë, sepse është rast i përsëritur dhe rrezikohen jetë njerëzish dhe natyra.  Nesër në orën 5 në mëngjes do të jetë një grup i organizuar me 40 forca mbështetëse nga Ministria e Mbrojtjes dhe mund të marrim ndihmë edhe nga bashki të tjera’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Zjarr në pyllin me pisha në fshatin Akërni, në ndihmë 4 helikopterë, tymi mbulon zonën! Pamjet me dron (VIDEO)


S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?