Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton të gjithë qytetarët të shmangin kalimin nga Qafa e Llogarasë, për shkak të zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurr e ditën e sotme. Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien në kontroll të situatës.
'Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.
U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit', njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Lajmi kryesor:
Shuhet zjarri në Dhërmi, vijon në Llogara! Helikopteri Cougar në ndihmë të zjarrfikësve! Policia: Shkaku, një shkëndijë elektrike (VIDEO)
G.K/ReportTv.al