Mes personave të asfiksuar nga tymi në godinën 12 katëshe në Lushnje që u përfshi nga flakët pas një zjarri që ra fillimisht në qendrën tregtare Metropol janë edhe dy zjarrfikës. Ata tregojnë për problemet që patën gjatë betejës për shuarjen e flakëve ndërsa thonë se tashmë që bënë serume do të rikthehen në krye të detyrës.
“Patëm problem me frymëmarrjen u bllokuam nga tymi, morëm serum dhe oksigjen, tani do shkojmë përsëri në punë.”
Lajmi kryesor:
Lushnjë/ Shuhet pas më shumë se 10 orësh zjarri në qendrën tregtare 'Metropol'! Autoshkalla mbërriti pas 8 orësh! 42 në spital, mes tyre 3 fëmijë e 8 zjarrfikës (VIDEO+FOTO)
B.K/ReportTv.al