Zjarri në qendrën tregtare dhe rezidenciale “Metropol” në Lushnje e cila ndodhej në katet e poshte të dy godinave 12 kate banimi. Katër katet e para ishin qendër tregtare ndërsa kati i 5 dhe lart ishin apartamente banimi.
Zjarri mendohet se ka shkrumbuar rreth 300 biznese, duke shkaktuar humbje kolosale sidomos për ata që janë të pasiguruar.
Zjarri ka shkrumbuar gjithçka brenda në katin e tretë dhe të katërt. Report Tv solli dhe pamjet
Paraprakisht shkak i zjarrit masiv që ra rreth orës 14:40 të ditës së djeshme dhe u dëshën 10 orë për ta shuar, dyshohet se është shkëndija elektrike. Do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me një gabim njerëzor apo defekt elektrik. Ndërkohë pas ekspertëve të policisë e zjarrfikëses, aty pritet që nesër të mbërrijnë ekspertët e Institutit të Ndërtimit, për të vendosur nëse godina do të shembet apo rikonstruktohet.
Në apartamentet lart qendrës tregtare jetojnë vetëm 20 familje, pasi pjesën më të madhe të apartamenteve i kanë blerë emigrantët.
Flakët e zjarrit mendohet se ka rënë fillimisht në një dyqan këpucësh në katin e 3-të e më pas është përhapur me shpejtësi në çdo kat.
Zjarrfikësve të Lushnjes që kanë vetem dy makina dhe pa autoshkallë u shkuan në ndihmë kolegët nga disa bashki të vendit si dhe policia e RENEA. Beteja me flakët në qendrën rezidenciale e tregtare “Metropol” përfundoi rreth mesnatës (25 - 26 dhjetor)