Report Tv siguron ekskluzivisht pamje nga brenda qendrës tregtare Metropol në Lushnje e cila mesditën e 25 dhjetorit u përfshi nga flakët.
Në pamje duken zjarrfikësit që luftojnë me flakët brenda ndërsa dëmet janë të mëdha. Gjithçka është e shkrumbuar. Janë dashur mbi 10 orë për të luftuar flakët dhe për të ndaluar që ata të përparonin në apartamentet e dy pallateve 12 katëshe.
Bledar Bajrami, kreu i sindikates se zjarrfikësve I ftuar në studion e 'Sot live në Shqipëri’ në Report Tv tregoi se zjarri kishte fuqi të madhe dhe nuk shuhej as me ujë e as me shkumë.
Zjarri në qendrën tregtare “Metropol” shkaktoi dëme të mëdha për tregtarët që ushtrojnë aktivitetin pasi një pjesë e kishin mallin të pasiguruar ndërsa vetë godina në pronësi të biznesmenëve Ilir Dabulla dhe Bledar Çela është e siguruar. Në apartamente dëmet janë më të pakta, por deri në riparimin e tyre 20 familje do të qendrojnë në konvikte.
Komente

A ka prekorori qe i kap keto qe bajne zjarrefikese pa shkalle ? Si i sigurojne njerezit
PërgjigjuJa kan marr shkallet nje bojaxhi moj ta marrsha