Kronikë

Zjarri në 'Saraje', trashëgimtarja Vjollca Shkreli: I qëllimshëm nga familja Kosova e trashëgimtarët e Zija Toptanit, duan që të bëhet pallat! Jemi në konflikt që në 2005

17 Gusht 2021, 15:41| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 18:06

  • Share

Godina historike e njohur si “Sarajet”, monument kulture i kategorisë së parë, u përfshi qëllimisht nga flakët për shkak të konflikteve që kanë me njëri tjetrin 18 bashkëpronarët e saj. Vjollca Shkreli, trashëgimtare e "Sarajeve" në një deklaratë të bërë në Report Tv ka deklaruar se zjarri është vënë qëllimisht nga familja Kosova dhe trashëgimtarët e Zija Toptanit. Sipas saj ata që duan që në këtë godinë të ndërtohet pallat.

"E gjitha familja e Zija Toptanit ka jetuar në këto saraje. Kam sjellë dokumentin. Kemi dhe certifikatën qe saktëson. Aty ka lindur dhe babai i Rajmond Toptanit sepse ne jemi  2 barqe dhe kemi konflikt. Jemi 18 bashkëpronarë. Jemi në gjyqe gjithandej. Zjarrvënien unë them se është e qëllimshme nga familja Kosova me disa trashëgimtarë të Zija Toptanit. Sepse ne i kemi projektet kemi jetuar aty. E vërtetojmë se kemi jetuar. E gjitha pjesa aty ka qenë e abdi toptanit. Qëllimi i zjarrit është që kosova pronën e ka një jug të kinema savojës, kinoteatri. Ato se kanë kosideruar shitjen por kanë hyrë te parcela e zija toptanit. Këtu ka lindur konflikti sepse spo na lejnë të bëjmë gjyqe", tha ajo.

Sipas Vjollca Shkrelit familja Kosova ka hyrë te prona në mënyrë të paligjshme.

"Aty ka hyrë familja Kosova, familja e Arjan Përmetit që është prokuror, e kam goditur në prokurori ai ma ka pushuar çështjen. Që në 2015 është hapur ky proces për sarajet që të na njihet bashkëpronësia. Është vetëm e Zija Toptanit. Familja Toptani është shpronësur. Familja Kazazi ia ka blerë çunit të Hamit Toptanit.

Sarajet janë vetëm të Zija Toptanit. 18 bashkëpronarë, janë familja Kosova që kanë hyrë te prona në mënyrë të paligjshme dhe sna lejnë të bëjmë gjyqe. Klodiana na ka hedhur në prokuror, ajo ka marrë kalanë, asnjëherë ska pëfitu është me dëshmi të rreme. Imagjinojeje në çfarë telashesh jemi ne", shtoi më tej ajo.

Që prej 2005 ajo thotë se janë në konflikt me njëri tjetri dhe se Trashëgimtarët Kosova dhe të Zija Toptanit kanë dashur ta ndërtojnë pallat.

"Ne do flasim me Veliajn ai e di mirë kujt i përkasin.  Kanë bërë bashkëpunim të zija toptanit me kosovën, zjarrvënie e qëllimshme për të ndërtuar pallat. Nga trashëgimtarët kosova dhe të zija toptanit kanë dashur ta ndërtojnë pallat. Jo vetëm kaq duhet me pasur kujdes për muzeun sepse dhe aty do vihet zjarr i qëllimshëm. Në konflikt jemi me njëri tjetrin me Rajmon Toptanin. Dhe ai spo na lë që ne të ecim përpara. Na zgjat gjyqet nuk vjen në shkallë të parë. Ne jemi në konflikt prej 2005 për pronën, sa ka njëri e tjetri".

Nëse pjesa tjetër pranon, Shkreli thotë se është dakord që godina të bëhet monument kulture.

"Se di duhet të pyesim edhe të tjerët.  Po le të bëhet edhe monument kulture", nënvizoi Shkreli.

E pyetur se si ndihet emocionalisht që godinës i është vënë flaka qëllimisht, tha se të gjithë janë të shqetësuar dhe të revoltuar.

"Jemi shuëm të shqetësuar të revoltuar, është një urrejtje e barkut të parë dhe të dytë. Pse të mos jemi të barabartë, pse duhet të jetë gjithë kjo urrejtje me njëri tjetrin".

Në fund ajo i ka bërë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që të ndërhyjë për të shuar konfliktin mes bashkëpronarëve.

"Ne duam që ta diskutojmë me familjen kosova, të jenë dhe disa pjesëtarët e bahskisë të na shikojnë letrat që të mos vazhdojmë më konfliktin sepse ne se arrijmë dot më me gjykatë. Vetëm në prokurori kemi 3 vjet që presim dhe spo bëhet gjë. Dje i çova letër prokurorit të tiranës dhe atij të çështjes. Thirrja për Veliajn  është që ai të bëhte ndërmjetës mes nesh. Veliaj e di shumë mirë të kujt janë njollat".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?