Zv.ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, ka dhënë dorëheqjen pas tragjedisë në spitalin COVID në Tetovë i cili u përfshi nga flakët, e për pasojë ndërruan jetë 14 persona e dhjetëra u plagosën.
Ilir Hasani në një postim në rrjetet sociale, shkruan se jep dorëheqjen pasi ky është akti më i vogël që mund të bëjë në këto momente, për të respektuar viktimat.
'Në këto momente kaq të rënda për të gjith ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!'- shkruan Hasani.
Edhe Drejtori i Pergjithshem i Spitalit Klinik te Tetovës, pas tragjedise te spitali modular ka dhënë dorëheqjen e cila është pasuar edhe me largimin e Drejtorit ekonomik.
Lajmi kryesor:
Valë dorëheqjesh në Maqedoninë e Veriut pas tragjedisë me 14 të vdekur! Pamjet dramatike nga momenti i përfshirjes nga flakët të spitalit COVID në Tetovë, që digjet brenda pak sekontash
M.Q./ReportTv.al