PEQIN- Një zjarr i madh ka mbërthyer mbrëmë kurorën e Peqinit, duke shkaktuar dëme pasi është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme zonë e gjelbër.
Flakët që kanë përpirë kurorën ka qenë të mëdha, ndërsa edhe vendosja në kontroll ka qenë e vështirë. Për këtë arsye ende zjarri vijon të jetë aktiv dhe po afrohet pranë disa banesave.
Nga flakët, një qytetari i janë djegur sipërfaqe me ullinj dhe i është rrezikuar banesa. "Kanë ardhur zjarrfikëset nga Cërriku, edhe banorët e lagjes. Po e pamundur, i favorizon era. Kam pas shumë dëme, mu n dogjën të gjitha ullinjtë. Po ça të bëjmë, kishim hall se po na digjej shtëpia, me stallë me lopë, hajt mo", thotë një nga qytetarët për Report Tv.
Në ndihmë të zjarrfikësve së Peqinit kanë shkuar edhe zjarrfikëset e Elbasanit, por terreni i vështirë nuk favorizon punën e tyre për të shuar flakët.
Lajmi kryesor:
Në 24 orë 3 vatra zjarri/ Flakët 'përpijnë' kurorën e Peqinit! Në Fushë-Krujë shpëton kisha...mbi 5 ha pemë e shkurre digjen në Divjakë
Ne.k.//ReportTv.al