Pamje nga zjarri në zonën Shkopet-Mirditë

Kronikë

Zjarri që po djeg prej tre ditësh Shkopetin kalon edhe me territorin e Mirditës, 123 ha me pyje të djegura! Era favorizon, edhe ushtria në aksion flakët

22 Korrik, 10:40| Përditesimi: 22 Korrik, 10:43

  • Share

1753173480_lezhe.jpg

Lezhë- Zjarri i rënë prej tre ditësh në zonën e Shkopetit në Kurbim vijon të jetë aktiv dhe që prej mesditës të së hënës ka kaluar edhe në territorin e Bashkisë Mirditë, duke ju afruar fshatit Lurth.

Flakët janë përhapur në një perimeter të gjerë, ndërsa në terren po punohet intensivisht në të dy anet për vënien në kontroll të këtij zjarri.

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se në zonën e Shkopetit janë forcat e Bashkisë Kurbin që mbështeten nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa në territorin e Mirditës, janë angazhuar forcat bashkiake.

Gjatë datave 20 dhe 21 korrik, në operacion ka marrë pjesë edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili ndërhyri nga ajri, por pa arritur të shuajë flaket. Ndërkohë sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë deri më tani rreth 123 hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa era e fortë në zonën e Grykës së Shkopetit, kryesisht gjatë orëve të mesditës të së hënës, ka ndihmuar përhapjen e flakëve, duke e vështirësuar më tej ndërhyrjen në terren.

Autoritetet mbeten në gatishmëri dhe apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët në zonat e pyllëzuara dhe malore, pasi temperaturat pritet të pësojnë sërish rritje.


Lajmi kryesor:

Përparon zjarri në Dukat/ Report Tv në ‘zemër’ të flakëve, 3 avionë nga Italia dhe Greqia! Vengu mbledhje urgjente në Dibër (VIDEO)


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?