Kronikë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, banori i shqetësuar: Më vjen tymi te shtëpia, po agravoi do digjemi të gjallë

23 Korrik 2023, 17:34| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 17:40

  • Share

 

Një banor është prononcuar për Report Tv ku shpreh shqetësimin për zjarrin te fusha me mbetjeve në Vlorë pasi shtëpia e tij gjendet shumë pranë zonës që po përpihet nga flakët.

“Ka që në mëngjes që ka rënë zjarr. Tani na vjen, s’ka faj se fryn era. Na vjen tymi te shtëpia. Ja ku janë mbeturinat, ja ku është shtëpia. Unë jam roje këtu dhe s’di gjë kush vë zjarrin.

Është bërë shumë keq.  Është edhe një plastmasë gatu 3 ton, po mori flakë ajo ne u dogjëm të gjallë. Kush do vij të na shpëtojë ne?”-tha banori.


Lajmi kryesor:

Tymi 'pushton' Vlorën, digjet fusha e grumbullimit të mbetjeve! Bashkia: Shkak temperaturat e larta! Ministria e Mbrojtjes çon 8 mjete: S'ka rrezik për banesat


G.MO/LR/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?