Më anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka shprehur edhe një herë vendosmërinë e autoriteteve për të ndëshkuar cilindo person që ndez një zjarr qëllimisht në pyjet e vendit. Sipas Çuçit të gjithë këta persona do të dalin para ligjit pasi siç shkruan ai, me zjarrin nuk bëhet shaka.
“Do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre. Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment” shkruan Çuçi.
Lajmi kryesor:
Zjarret në Mashkullorë, Qesorat e Llovinë të Gjirokastrës, nën hetim 3 persona! Procedohet edhe një 73-vjeçar në Lezhë! Shpallet në kërkim 42-vjeçari që i vuri flakën fshatit Gjormë
K.T./ReportTv.al