Politikë

'Zoti ua shtoftë dashurinë!' Berisha ironizon replikat e dyshes Rama-Basha: Dashuritë janë me faza, ata e kishin të fshehtë dhe tani dolën hapur...!

19 Mars, 13:06| Përditesimi: 19 Mars, 13:22

  • Share

 

Sali Berisha komentoi edhe replikat në distancë me video-postime mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe atij të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ditët e fundit, në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I pyetur nga gazetarët, ai u përgjigj për disa çështje politike dhe mes tyre atë që e quajti “dashuri latente të bërë tashmë publike Rama-Basha”. Berisha uroi që “Zoti t’ua shtojë dashurinë” kësja dyshe politike dhe që nga e fshehtë tani doli hapur.

“Atë që kishin fsheh e nxorën hapur, se dashuritë janë me faza, E kanë fazën latente, e kanë publike. Tani e nxorën hapur, kaq mund të them. Ska gjë, e kishin këta po jo në publik. Zoti jua shtoftë!”, u shpreh ai në fund të fjalës së tij.


Lajmi kryesor:

Pas ftesës së Ramës, Berisha ‘josh’ Sulën: Vendi i tij është në PD! Lapaj është patericë e Edit! Mbron gjestin e turpshëm të Nokës në Kuvend


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?