Sarandë, 4 persona nën hetim, zaptuan parkingjet publike dhe u merrnin lekë pushuesve.
Katër persona janë vënë nën hetim nga policia, pasi kisjhin zaptuar hapësirat publike, afër zonave bregdetare, me qëllim përdorimin e tyre për parking me pagesë nga turistët dhe vizitorët.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim evidentimin e rasteve të zënies së hapësirave publike në mënyrë të paligjshme, për përfitime ekonomike, kanë evidentuar 4 raste të tilla.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•A. T., 38 vjeç, A. K., 45 vjeç, Sh. A., 58 vjeç dhe F. N., 59 vjeç, banues në Sarandë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin zënë në mënyrë të paligjshme, hapësira publike të dedikuara për parking pa pagesë, dhe i përdornin ato në mënyrë të paligjshme, për të përfituar pagesat për parkimin e automjeteve, kryesisht nga vizitorët dhe turistët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Lajmi në përditësim...
Nuk u mjaftojne qe zene plazhet publike,por tani dhe parkingjet publike?! Shqipot per te shpikur djallezira jane te vetmit!
Përgjigju