Zuri hapësirën e plazhit publik në Lungomare të Vlorës, në hetim 55-vjeçari! Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë

30 Qershor, 10:14| Përditesimi: 30 Qershor, 10:36

  • Share

VLORË- 120 çadra dhe shezlongë janë sekuestruar në një plazh në Lungomare të Vlorës. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Plazhi i lirë’, u sekuestruan çadrat dhe shezlongët të cilët ishin vendosur në një hapësirë publike duke zënë plazhin publik për pushuesit.

Po ashtu, policia ka vënë në hetim administratorin e subjektit të paregjistruar në organet tatimore, I. B., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Ai kishte zënë hapësirën publike në plazh pa marrë leje në organet përkatëse për të vendosur çadra dhe shezlongë.

“Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga Komisariati i Policisë Vlorë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. B., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Vlorë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Lungomare”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojë intensivisht në qarkun Vlorë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/06/2024 23:38

    Ketyre qe u sekuestrojne cadrat e shezlonge ne plazhet publike duhet t'jua kthejne keto kur te mbaroje sezoni,aty nga tetori,nentori qe te vene mend per here tjeter.Do te doja qe /Shqiptarja/ te bente nje hetim,sa prej ketyre perfundojne me te vertete para gjykatave dhe cfare denimi/penalizimi marrin rregullisht,po keshtu dhe per ata te skafeve,motorve te ujit dhe gomoneve qe shkelin rregullat.Bile ketyre te dyteve u duhet bere nje regjster per shkelje sic e kane shoferet e zakonshem.Nese jane perserites te pandreqshem,t'ju shtohet denimi.

    Përgjigju
  • Lui: 30/06/2024 18:01

    E kam thene dhe do vazhdoj ta perseris. Ne te gjithe planetin Toke, hapesira ne bregut e duhet te jete e te gjitheve, dmth 100% publike. Por edhe nese shteti deshiron te perfitoje, duhet mos te abuzohet. Duhet sanksionuar ne kushtetute qe hapesira e bregut te detit nuk duhet te jete me shume se 20% privat dhe 80% publike, KUDO...

    Përgjigju
  • Artur: 30/06/2024 14:25

    Kontrollet duhet te jene te vazhdueshme sepse nuk ka hapesira per plazhe publike

    Përgjigju
  • asolingo: 30/06/2024 10:53

    Le te vazhdojne dhe me Orikumin e njejta pamje dhe atje se kryetari I bashkise fle gjume ne kembe dhe policia ndertimore e korruptuar.

    Përgjigju
    • Lui: 30/06/2024 17:56

      Dhe une per Orikumin do shkruaja. Skandal atje. Sidomos kur shkon nga ana e bazes ushtarake detare, nuk ka me shume se 10 metra hapesire qe gjoja e kane lene publike, por vendosin cadra nga ato te lokaleve, dmth cadra te medhaja dhe nuk i heqin dhe zene gjysmen e asaj hapesire te vogel "publike".

    • Arturi: 30/06/2024 14:26

      Sakte

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?