Sociale

Zvërneci, magji edhe në dimër, vërshim turistësh të huaj! Italianët ua sugjerojnë miqve të tyre, lituanezët: Manastiri mahnitës, deti një mrekulli

16 Shkurt, 15:26| Përditesimi: 16 Shkurt, 15:50

  • Share

Me diellin dhe temperaturat e pazakonta të shkurtit, Zvërneci nuk e humb bukurinë magjepsëse. 

15 minuta nga qendra e Vlorës, Zvërneci mbetet një nga destinacionet më të preferuara të turistëve edhe në këtë periudhë të vitit, veçanërisht nga Europa Lindore dhe fqinjët. Përveç natyrës unike dhe të mrekullueshme, Zvërneci tërheq vizitor edhe prej Manastirit të Shën Marisë, me origjinë të vjetër bizantine. Italianët, që vendin tonë e kanë kthyer prej vitesh rezidentë, sjellin edhe miqtë e tyre.

“Ne jemi nga Torino dhe prej dy vitesh jemi rezidentë pensionistë në Vlorë. Këtu jetojnë rreth 3 mijë italianë, disa studentë dhe disa që punojnë”, thotë një prej tyre. 

“Miku im sapo ka ardhur për vizitë dhe e solla këtu, pasi kjo zonë ka një natyrë të qetë që na pëlqen shumë neve italianëve. Unë jetoj me gruan time dhe jemi integruar mjaft mirë, sepse kemi gjetur një popull mikpritës, ashtu siç edhe ne kemi mirëpritur shqiptarët shumë vite më parë”.

Për këtë qytetar nga Italia, jo vetëm të pushosh por të jetosh në Shqipëri është një zgjedhje e mirë. 

“Gjithashtu, nuk kemi hasur vështirësi me gjuhën, pasi pothuajse të gjithë këtu flasin italisht. Më parë kemi jetuar edhe në Portugali, por më pas vendosëm të zhvendosemi në Shqipëri sepse na pëlqeu shumë”, shton turisti.

Janë grup dhe kanë udhëtuar nga Lituania për të eksploruar bukuritë mahnitëse të Ballkanit. Sot ndaluan në Zvërnec, shijojnë bukurinë e natyrës dhe historinë e manastirit.

“Ne jemi nga Lituania dhe kjo është hera jonë e parë në Shqipëri. Kemi udhëtuar nga veriu në jug, duke eksploruar atraksionet më të bukura të këtij vendi. Natyrën, malet, detin dhe motin e mrekullueshëm i kemi shijuar pafund.

Kjo kishë këtu është veçanërisht mahnitëse! Sot është dita jonë e fundit në Shqipëri, por do të largohemi me kujtime të paharrueshme. Kjo është vizita jonë e parë në Ballkan. Gjatë udhëtimit tonë kemi zbuluar vende të mrekullueshme, natyrë mahnitëse dhe një mot të shkëlqyer”, shprehen ata.

Dhe më tej shtojnë se “kjo kishë është një nga vendet që na ka lënë më shumë përshtypje, është vërtet e mrekullueshme!”

Vitin që lamë pas Zvërneci ishte një ndër zonat me më shumë vizitorë në Vlorë, trend që vijon në rritje edhe këtë fillim viti. 

Vetë Vlora, me klimën fantastike dhe peisazhet e mrekullueshme, vazhdon të jetë destinacion kryesor.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?