Josip Dabro
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Bujqësisë i Kroacisë, Josip Dabro, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke qëlluar me pistoletë nga një makinë në lëvizje. Në video, Dabro ndodhet në sediljen e pasagjerit, ngarkon pistoletën dhe thotë: "Vetëm për vëllanë tim Mario", përpara se të qëllojë nëntë herë. Ngjarja duket se ka ndodhur pranë një zone të banuar, pasi në video shihen ndriçues rrugorë dhe shtëpi përreth.
Lajmi kryesor:
Zv.kryeministri kroat qëllon me armë nga makina dhe nis të këndojë, jep dorëheqjen pasi publikimit të pamjeve, nisin hetimet (VIDEO)
K.M/ReportTv.al