Politikë

Zv.ministri Rrumbullaku raportoi sot në Komision ndërkohë që ishte në shkarkim, PD: Kushin ose nuk e pyet njeri, ose tallet me parlamentin

3 Nëntor 2021, 18:18| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 18:22

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Oltion Rrumbullaku nga posti i zv.ministrit të Arsimit dhe Sportit. Zhupa shkruan se Rrumbullaku raportoi ditën e sotme në Komisionit e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik ndërkohë që ishte në shkarkim. 

Sipas Zhupës, ministren e Arsimit, Evis Kushin ose nuk e pyet njeri dhe nuk e dinte që do shkarkohej, ose është tallur me parlamentin duke lënë të raportojë dikë që ishte në shkarkim.

“Qeveria e barsoletave!

Sot në komision në orën 12:00 ministrja e arsimit Kushi u largua se do shkonte në mbledhje qeverie dhe na la të përgjigjej zëvendësministri Rrumbullaku për pjesën e mbetur.

E delegoi në mbledhje për të na dhënë përgjigje para komisionit, ndërkohë shkoi në mbledhje tjetër për ta shkarkuar! Ose ministren e arsimit nuk e pyet njeri dhe as nuk kishte ide qe do e shkarkonin zv.ministrin e saj, ose ajo është tallur me parlamentin duke lënë në raportim dikë që ishte në shkarkim!

Të dyja tregojnë nivelin e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmin e kësaj qeverisje”, shkruan Zhupa.


Lajmi kryesor:

Këshilli i Ministrave largon nga detyra zv.ministrin e Arsimit, Oltion Rrumbullaku! PD: Ai raportoi në Komision ndërkohë ishte shkarkuar, Kushi ose tallet me Kuvendin ose s'e pyet kush


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?