Zëvendës presidentja e SHBA, Kamala Harris ka reaguar në lidhje me vdekjen e Alexei Navalnyt në burgun e Siberisë. Harris ka fajësuar Rusinë dhe Vladimir Putinin për këtë “lajm të tmerrshëm”. Ajo dha një deklaratë nga Mynihu teksa ndodhet në punimet e Konferencës së Sigurisë.
“Ne sapo morëm lajmin se Alexei Navalny ka vdekur në Rusi”, tha Harris. “Kjo është, sigurisht një lajm i tmerrshëm, për të cilën po punojmë për konfirmimin”.
“Nëse konfirmohet, kjo do të ishte një shenjë e mëtejshme e brutalitetit të Putinit. Çfarëdo historie që të tregojnë, le të jemi të qartë: Rusia është përgjegjëse”, u shpreh Harris.
“Do të kemi më shumë për të thënë për këtë më vonë”, shtoi zv.presidentja amerikane.
Lajmi kryesor:
Kundërshtari më i madh i Putin vdes në burg! BE bën përgjegjës Presidentin rus, Moska akuza Perëndimit!
M.Q./ReportTv.al