Një zyrtar izraelit ka deklaruar për Wall Street Journal se mundësia për eliminimin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, “nuk është jashtë opsioneve”. Sipas burimit, Izraeli nuk përjashton asnjë objektiv që mund të dëmtojë programin bërthamor të Iranit, përfshirë edhe vetë Khamenein.
Një ditë më parë, mediat iraniane konfirmuan se Ali Shamkhani, këshilltar i ngushtë i Khameneit, është vrarë gjatë sulmit të parë të operacionit izraelit “Si Luan” në Iran, herët në mëngjesin e së premtes.
Lajmi kryesor:
Teherani në flakë, goditen depot e naftës! Irani sulmon bazat e furnizimit me karburant të avionëve në Izrael, 8 të vrarë e 200 të plagosur (VIDEO+FOTO)
SI.E./ReportTv.al