Bruno Telushi

Sport

Zyrtare/ Bruno Telushi rikthehet në shtëpi pas 7 vitesh, firmos me Flamurtarin

26 Dhjetor 2024, 10:55| Përditesimi: 26 Dhjetor 2024, 11:06

  • Share

VLORË - Bruno Telushi është mesfushori më i ri i Flamurtarit. 34-vjeçari pak ditë më parë u largua nga AF Elbasani që luan në Superligë dhe nuk vonoi për të zgjedhur ekipin e ri, këtë herë kuqezinjtë e Vlorës që janë në Kategorinë e Parë dhe kërkojnë elitën.

Mesfushori e gjen sërish veten me ngjyrat kuqezi pas shtatë vitesh, pasi hera e fundit që Telushi ishte pjesë e vlonjatëve ka qenë në verën e 2017, kur më pas u largua për në Kroaci me Slaven Belupo.

Kjo do jetë periudha e tretë për Telushin që do mbajë veshur fanellën e vendlindjes. I dalë nga moshat e Flamurtarit, Telushi u largua në 2010 për në Itali te Virtus Entella dhe më pas u rikthye sërish ku qëndroi për plotë shtatë vite dhe u bë i njohur në futbollin shqiptar.

Në karrierën e tij Bruno ka luajtur me klube si: Virtus Entella, Slaven Belupo, Partizani, Kukësi, Neftchi Baku, Egnatia, dhe AF Elbasani.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?