Eni Imami

Zyrtare/ Eni Imami lë Superligën për Flamurtarin, në Vlorë firmos edhe një sulmues

5 Korrik 2023, 16:31| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 16:34

  • Share

Eni Imami ka lënë Dinamon dhe ka firmosur në Vlorë me Flamurtarin, aty ku do luajë në Kategorinë e Parë. Mbrojtësi 30 vjeçar ka zgjedhur të vijojë të qëndrojë në këtë ligë, teksa Dinamo u ngjit në Superligë. Duket se ana financiare ka qenë vendimtare për vendimin e mbrojtësit, që ka një karrierë të pasur në Shqipëri.

Imami ka luajtur me klube si Dinamo, Laçi, Teuta, Kukësi, Tirana, Skënderbeu dhe Vllaznia. Veç fashës së majtë të mbrojtjes, Imami luan edhe në qendër të prapavijës.

Veç Imamit, Flamurtari ka prezantuar edhe sulmuesin serb, Aleksa Mrdja. 23-vjeçari vjen nga skuadra Jedinstvo Bijelo i Malit të Zi, teksa ka luajtur edhe me Lokomotiva, Indjija, Borca dhe Rad e Buducnost në Serbi.

Aleksa Mrdja

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?