Andrea Agostinelli prezantohet në Vlorë

Zyrtare/ Flamurtari prezanton trajnerin italian, njohje e vjetër në Superligë

15 Korrik, 16:08| Përditesimi: 15 Korrik, 16:09

  • Share

Andrea Agostinelli është trajneri i ri i Flamurtarit. 67-vjeçari u prezantua në Vlorë, teksa nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. Më herët ai ka qenë pjesë e Partizanit dhe Skënderbeut në Superligë, kjo gjatë viteve 2015-17.

Synimi i klubit vlonjat është rikthimi i Flamurtarit në elitën e futbollit shqiptar. Konkurrenca në Kategorinë e Parë është e madhe dhe për këtë asgjë nuk duket e lehtë për timonierin italian.

“Andrea Agostinelli është zyrtarisht trajner i Flamurtari Football Club. Së bashku me trajnerin, në rolin e përgatitësit atletik ekipit i bashkohet edhe Dario Leva”, njoftojnë vlonjatët.

Agostinelli njihet si ish-trajneri i Napolit në 2003, Vareses, Potenza, Livorno apo Beneventos.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?