Kastrioti humbi 4-0 me Tiranën për javën e 13-të në Superligës. Pas ndeshjes trajneri i krutanëve, Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga posti. 37 vjeçari shpjegoi se nuk kishte shumë ndikim humbja e sotme teksa gjithçka ndodh për arsye personale. Çela u ul në stolin e Kastriotit në 26 dhjetor 2021 duke mos mbushur vitin në krye të pankinës.
"Strategji e gabuar? Nuk dua të ndaloj shumë te ndeshja, përgjegjësia kryesore është e imja për këtë humbje. Nuk dua të bëj shumë analizë, sepse dua të jam një njoftim të rëndësishëm. Jam takuar me lojtarët dhe drejtuesit e klubit dhe kam dhënë dorëheqjen për arsye personale, të miat. Nuk është një vendim i nxituar që vjen nga humbja e sotme. Është diçka që e kam menduar, prej kohësh. Kam një vit që punoj për këtë ekip dhe kam falënderime për të gjithë. Për presidentin që më dha mundësinë të jem trajner, për drejtorin, për stafin dhe patjetër për lojtarët, që janë shumë punëtorë. Më vjen keq, por e theksoj për arsye personale. E parevokueshme? Po, i uroj suksese ekipit, është një skuadër e mirë dhe kushdo që të vijë jam i sigurtë që do të bëjë shumë mirë me këtë klub”, tha Çela për Oversport. Kujtojmë se dje edhe trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi dha dorëheqje pas humbjes me Teutën.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tirana 'poker' Kastriotit për kreun e Superligës, bardheblutë detyrojnë Çelën të dorëhiqet nga krutanët! Egnatia fiton në Shkodër dhe lë pas Vllazninë, Latifi gabon penalltinë
S.Dh/ReportTv.al