Pasi Bekim Balaj njoftoi dje tërheqjen nga Kombëtarja, këtë të enjte të njëjtën gjë ka bërë edhe Odise Roshi, ish-anësori i sulmit kuqezi që ka luajtur 71 ndeshje me kuqezinjtë dhe është autori i pesë golave e shumë asisteve.
33-vjeçari fierak debutoi me Kombëtaren më 7 tetor 2011 në një sfidë kundër Francës, të humbur nga tanët 3-0 për kualifikueset e Europianit 2012. Minutat e fundit si kuqezi ai i mori n 16 nëntorin e 2022 në humbjen 1-3 kundër Italisë, teksa grumbullimi i fundit për të daton më 10 shtatot 2023, duke qenë në bankën rezervë.
I dalë nga moshat e Apolonisë, ai ka luajtur me Flamurtarin, Koln, Frankfurt, Koln, Rijeka, Grozny, Diosgyr, Boluspor, Sakaryaspor dhe për momentin është pjesë e Erzuremspor ku këtë sezon koleksionin 11 ndeshje dhe 2 gola.
Odise Roshi ishte pjesë e ekipit që u kualifikua dhe luajti për herë të parë në një Europian, atë 2016 në Francë.
"71 ndeshje të luajtura, e para ndaj Francës dhe e fundit ndaj Italisë! “Raketa” Odise Roshi, autor i shumë asisteve dhe i 5 golave, ka marrë vendimin të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Federata e Futbollit shpreh mirënjohjen për kontributin që Roshi ka dhënë me fanellën kuqezi, duke qenë pjesë e skuadrës historike që u kualifikua dhe luajti në Euro 2016! Faleminderit Odise", shkruan FSHF.