Dritan Resuli dhe Ditmar Bicaj

Zyrtare/ Superliga në dyshim, Flamurtari zgjedh pasardhësin e Çelës! Në staf edhe Bicaj

28 Nëntor 2023, 16:15
  • Share

Dritan Resuli do jetë trajneri i ri i Flamurtarit për pjesën e mbetur në Kategorinë e Parë. 47-vjeçari vlonjat rikthehet në stolin e kuqezinjve pas më shumë se një viti, pasi u largua në shtatorin e 2022.

Resuli e ka drejtuar Flamurtarin për 16 ndeshje në dy periudha të ndryshme, teksa me punën e tij ka bindur administratorin Sinan Idrizi për ta rikthyer në krye të ekipit.

Së bashku me të në stol do jetë edhe Ditmar Bicaj. Ish-mbrojtësi tanimë do jetë me detyrën e ndihmëstrajnerit, duke nisur kështu një karrierë të re. Kujtojmë se dje stafi i Flamurtarit vendosi të largonte trajnerin Emiliano Çela pas humbjes 2-0 me Bylisin në udhëtim.

Pas 13 javëve në të Parën, Flamurtari me 24 pikë mban vendin e katërt, me objektivin e qartë për një vend në elitën e futbollit shqiptar sezonin që vjen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Cami: 28/11/2023 19:48

    Papoku si lojtar ka qene i madh po trajner s,ma mbush mendjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?