Konstantin Cheshmedjiev

Zyrtare/ Vllaznia nis spastrimet, merkato e dështuar e verës sjell largimin e dytë brenda ditës

7 Dhjetor 2023, 17:01| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 17:03

  • Share

Konstantin Cheshmedjiev është i larguari i radhës nga Vllaznia. Pasi më herët gjatë kësaj të enjteje zyrtarizuan largimin e sulmuesit Darko Dodev, tanimë lojtari tjetër nga Maqedonia e Veriut, Konstantin Cheshmedjiev nuk është më pjesë e shkodranëve.

Mbrojtësi luajti vetëm në tetë takime në Superligë duke mos bindur drejtuesit, edhe pse në njoftim thuhet se largimi ka ardhur me konsensus.

" KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit edhe me futbollistin Konstantin Cheshmedjiev. Klubi dhe mbrojtësi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. KF Vllaznia e falënderon Konstantin Cheshmedjiev për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me skuadrën kuqeblu", njofton klubi shkodran.

I afruar në verën e këtij viti nga Septemvri Sofia, mbrojtësi nuk ka bindur drejtuesit dhe pas pak muajsh është i lirë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?