Bota

Zyrtari iranian kërcënon: Teherani nuk e nisi luftën, por do të vendosë fundin e saj

15 Qershor, 00:24| Përditesimi: 15 Qershor, 00:25

  • Share

1749934485_sulmetneizrael.jpg

Një zyrtar i lartë i sigurisë iraniane deklaroi për kanalin Al Jazeera se Teherani po përgatitet për një përballje afatgjatë dhe do të përshkallëzojë goditjet. “Teherani nuk e ka nisur luftën, por do të jetë ai që do të përcaktojë fundin. Rezultati i kësaj lufte nuk do të jetë më pak se eliminimi i qeverisë së Netanyahut dhe sundimit të tij politik”, tha ai.

Zyrtari shtoi gjithashtu se Irani po mbron popullin dhe vendin nga “barbarizmat izraelite” dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. “Trump duhet të vendosë nëse do të sakrifikojë paratë e taksapaguesve amerikanë për ambiciet e Netanyahut”, përfundoi ai.


Lajmi kryesor:

Teherani në flakë, goditen depot e naftës! Irani sulmon bazat e furnizimit me karburant të avionëve në Izrael, 8 të vrarë e 200 të plagosur (VIDEO+FOTO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?