Bota

Trump pritet të njoftojë sonte tarifat e reja doganore, mediat: Presidenti amerikan ka llogaritur 2 skenarë

Sot në mbrëmje presidenti amerikan Donald trump pritet të shpallë tarifa të reja doganore për një grup të madh shtetesh. Niveli i tarifave doganore dhe kategoritë e mallrave janë ende të panjohura, gjithashtu edhe shtetet që do të preken, por mediat shprehen se Trump ka konsultuar dy skenarë: një tarifë fikse prej 20 përqind ndaj të gjitha importeve ose tarifa të veçanta sipas negociatave që mund të zhvillojë me liderët e shteteve.

2 Prill, 18:35