Meloni në mbështetje të Le Pen pas dënimit: Kush beson në demokraci, nuk mund të jetë i lumtur
Marine Le Pen, udhëhesja e ekstremit të djathtë në Francë, u dënua nga Gjykata e Parisit me 4 vite burg, por ajo nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli. Dy vite mund t’i kalojë në liri me kusht dhe dy të tjerë me byzylyk elektronik ndërsa është gjobitur edhe me 100 mijë Euro.