Argjentinë/ Protesta të dhunshme kundër politikave ekonomike të qeverisë, pensionistë dhe tifozë përplasen me policinë
Buenos Aires u përfshi nga protesta të ashpra ku pensionistë dhe tifozë futbolli u përplasën me policinë përpara Kongresit, në shenjë kundërshtimi ndaj politikave ekonomike të qeverisë së Presidentit Javier Milei. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore degjeneroi në përleshje të dhunshme, pasi forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, ujë me presion dhe fishekë, ndërsa protestuesit reaguan duke hedhur gurë
13 Mars, 13:41