-
Carlo Bollino: Berisha mbetet “non grata”, mund të shkojë në SHBA vetëm me një leje të veçantë, si një i dënuar i zakonshëm
Gazetari amerikan: Berisha mbetet ''Non Grata'', mund të bëhen përjashtime vetëm për një udhëtim në SHBA si është bërë gjithmonë për të tjerë. Berisha, që ka paguar 6 milionë dollarë për një tweet të tillë, u kënaq me kaq!
8 Maj -
Carlo Bollino: SPAK nis hetimin e 6 milionë dollarëve të PD, ja pse Berisha ka futur në kurth veten, Nokën dhe “patriotët” shqiptaro-amerikanë!
Dy skenarë janë në lojë për ti shpëtuar nga akuza e pastrimit të parave: ose pagesa vjen nga fondacioni i panjohur MAGA, ose nga "patrioti" tropojan Nuredin Saci. Në të dy rastet, emrat e donatorëve apo origjina e parave duhet të bëhen publikë, si në Shqipëri, ashtu edhe në SHBA.
27 Prill -
Carlo Bollino: Zoti Berisha, je ti ai që më përzure si gazetar, por ndryshe nga Becchetti, nuk ia faturova kostot shqiptarëve
Ja historia e vërtetë e Sali Berishës, e marrëdhënies së tij me lirinë e mendimit dhe me mua. Jam mësuar me sulmet e tij vulgare që prej 32 vitesh, por ai nuk ka të drejtë të flasë për lirinë e shtypit, e aq më pak të japë shembuj të pavarësisë editoriale
17 Prill -
Bollino: Përgjimet e Veliajt si Dosja 184! Çfarë do të kishin dëgjuar prokurorët nëse do të përgjonin edhe Berishën gjatë zgjedhjeve apo pas arrestimit?
Publikimi nga media PD-iste e dosjes-Veliaj pa asnjë vepër penale nga personat e përmendur, tregon rrezikun e një infektimi të Drejtësisë së re nga ''fenomeni Hajdarmataj"
7 Prill -
Carlo Bollino: SPAK të distancohet nga mediat e investimit me para të krimit dhe rrogave në të zeza
Nëse dalja e dosjes me përgjimet e Erion Veliajt ka qenë një rrjedhje e paligjshme informacioni, natyrisht që SPAK duhet të reagojë dhe të identifikojë fajtorin. Në të kundërt, mbetet si opsion që ajo ka dalë me leje nga ato zyra, por në shkelje të çdo standardi.
4 Prill -
Pas 28 vitesh në Zërin e Amerikës, gazetari Armand Mero emërohet drejtor i informacionit në Report Tv dhe Shqiptarja.com
Përvoja dhe ndershmëria e tij do të jenë një vlerë e shtuar për të pasuruar edhe më shumë cilësinë dhe pavarësinë e informacionit tonë
2 Prill -
Carlo Bollino: Për një opozitë, të jesh më e urryer se qeveria, është poshtërimi më i madh që mund të pësojë
Më pak se dy muaj para zgjedhjeve, protesta e dështuar kundër TikTok-ut është një tjetër autogol i një lideri autoritar që ka humbur çdo kontakt me opinionin publik dhe që vazhdon të besojë se obsesionet e tij personale mbështeten edhe nga shqiptarët e tjerë.
16 Mars -
Carlo Bollino: Çfarë ''krimi'' duhet të ketë kryer një gazetar që të dënohet me 32 vite linçim publik nga makineria e baltës së Sali Berishës?
Shkrimi i tij i parë kundër meje mban datën 15 gusht 1993, që do të thotë 11.534 ditë më parë! I fundit, pak minuta pas sondazhit të Piepolit të transmetuar mbrëmë, që parashikon humbjen e radhës zgjedhore më 11 maj.
14 Mars -
"Metoda Bollino", skema kriminale e shpifjeve dhe kërcënimeve publike e ideuar nga Berisha për të trembur çdo kundërshtar
Benito Mussolini teorizoi se "ka vetëm një metodë më efikase se propaganda për të rreshtuar njerëzit nga ana jote, dhe ajo është frika!" Pra metoda e Berishës bazuar në bullizim dhe linçime publike ndaj gazetarëve, prokurorëve, poliitkanëve ose edhe aleatëve është fashizëm!
3 Mars -
Hetues Këlliçi vijon me bullizimin pasi nuk gjen dot 3 prova për t’i shpëtuar dënimit në gjyqin me gazetarin Carlo Bollino
Si gjithmonë, Këlliçi përmbys realitetin. Me një postim surreal ka përgënjeshtruar Bollinon, duke pretenduar se ka qenë ai – pra i akuzuari – që ka refuzuar pajtimin. Dhe për ta bërë çështjen edhe më qesharake, Këlliçi premton “prova të reja” kundër Carlo Bollinos.
26 Shkurt -
Pse Berisha u bë më grek se Janullatos dhe Janullatos më shqiptar se Berisha?
Gjunjëzimi para Greqisë dhe premtimet për biznese, vijë detare, nuk ishin mesazhe për emigrantët shqiptarë në Greqi, por lëmoshë për mbështetje ndaj Athinës zyrtare.
24 Shkurt -
EDITORIAL/ Statistikat e SPAK: Masat e paraburgimit në Shqipëri mbeten dyfish më të larta se kulmi i "Mani Pulite" në Itali
Pas 30 vitesh ku në Shqipëri gjyqtarët dhe prokurorët ishin në shërbim të politikanëve, reforma që solli lindjen e SPAK ka rikthyer me në fund kuptimin e fjalës “drejtësi”. Por procesi i normalizimit ende nuk ka përfunduar, dhe në një vend civil dhe demokratik, është gjithmonë më e pranueshme që një fajtor të jetë i lirë sesa një i pafajshëm në burg.
19 Shkurt -
Carlo Bollino: Standardi i dyfishtë i klanit Berisha, herë për të qeshur, herë për të vjellë
Ky është modeli politik që ende sot, në vitin 2025, vazhdon të propozojë Sali Berisha. Një model që nuk respekton kurrë inteligjencën e atyre që e dëgjojnë. Që nga viti 1992, në fakt, Berisha i konsideron votuesit njerëz inferiorë ndaj tij, injorantë dhe pa kujtesë. Një verbëri dhe një megalomani tipike për të gjithë diktatorët e historisë.
18 Shkurt -
Carlo Bollino: SPAK, kush e kontrollon sot kontrolluesin? Harresat serioze në ligj dhe një mënyrë e zgjidhjes
Rreth SPAK-ut është krijuar një mit i cili, për të qëndruar në nivelin e pritshmërive të mëdha që ka ngjallur, duhet të garantojë standarde maksimale të neutralitetit, ekuilibrit, barazi, transparencës dhe pavarësisë absolute. Kur themi pavarësi duhet të nënkuptojmë pavarësinë nga sistemi politik dhe jo nga kontrolli gjyqësor. Por ligji përcakton se SPAK kontrollohet vetëm nga SPAK.
15 Shkurt -
EDITORIAL/ Me arrestimin e Veliajt SPAK rrëzoi akuzat se varej nga Rama! Po a kompleksohet ende para Berishës?
Korrupsioni i Erjon Veliajt: një pagesë prej 13.000 eurosh kundër tenderëve publikë për 200 milionë euro! A është e besueshme?
11 Shkurt -
Carlo Bollino: Protesta madhështore dështoi, mbeti një miting partiak pa entuziazëm
Tre muaj nga dita e zgjedhjeve, elektorati gri, edhe këtë herë tregoi se nuk i beson Sali Berishës, duke mos dalë në bulevard krah tij. Ja pse ky është një lajm dhe një provë shumë e keqe për ish-qeveritarët.
8 Shkurt -
Carlo Bollino: Ja si Belind Këlliçi bën sot rolin e fuksit të Berishës, si dikur spiunët e Sigurimit
Sot, struktura e paligjshme e Sali Berishës më ka ndjekur dhe më ka spiunuar. U shqetësuan se në Gjykatën penale ku e kam kallëzuar, nuk kanë prova për të vërtetuar shpifjet e tyre ndaj meje.
27 Janar -
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
Cfarë detyrimi ka një media private (qoftë televizion apo portal web) për t'u dhënë hapësirë të gjitha forcave politike të pranishme në vend? Prania e qindra radiove dhe televizioneve dhe mijëra faqeve në internet, të gjitha në konkurrencë të ashpër me njëra-tjetrën, e bën Shqipërinë një vend të prekur nga kakofonia dhe obeziteti informativ dhe jo nga mungesa e informacionit.
11 Janar -
Carlo Bollino: Berisha si "kafshë politike" e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve
Ai i urren të gjithë edhe sepse nuk mundet më të vjedhë, prandaj me perversitet tipike komuniste ai akuzon të tjerët se kanë bërë atë që ai do të kishte bërë në vend të tyre.
9 Janar -
Lajmërim publik për Belind Këlliçin: Keni një kallëzim për shpifje në Gjykatën Penale, e kotë të fshiheni si Çlirim Gjata!
Bëjmë një njoftim publik për Belind Këlliçin: seanca e tretë është caktuar më 27 janar, ora 10:30! Nëse ai dhe Jamarber Malltezi kanë thënë të vërtetën dhe kanë dokumente për të provuar që akuzat e tyre nuk janë shpifje, nuk kanë asgjë për të pasur frikë. Po atëherë përse Belo fshihet si një fajtor?
18 Dhjetor 2024