Nga sot, jo më kredi 100% për të blerë shtëpi! Kufizimet e Bankës së Shqipërisë (rastet e veçanta kur tejkalohet tavani)
Ka nisur zyrtarisht zbatimi i vendimit të Bankës së Shqipërisë që ndalon bankat të japin kredi 100% për blerje shtëpie. Asnjë bankë nuk do të lejohet të japë kredi për qytetarët që duan të blejnë shtëpi më shumë se 85% e vlerës së saj. Për të blerë një apartament të dytë, vlera do të jetë edhe më e ulët.
1 Korrik, 15:35