Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor mbahet të hënën dhe të martën në Shkup
Më 30 qershor dhe 1 korrik 2025, në Shkup do të mbahet takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, ku Maqedonisë së Veriut i janë dedikuar 750 milionë euro. Takimi do të përfshijë fjalime nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe do të fokusohet në forcimin e integrimit ekonomik dhe përshpejtimin e reformave në rajon.
28 Qershor, 13:01