Skandal me fondet në bujqësi në Greqi/ Një ministër dhe tre zëvendëministra japin dorëheqjen, Mitsotakis pranon largimin e tyre
Largimet e tyre nga detyra vijnë pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE-së për fermerët grekë, të trajtuara gjatë 6 viteve të fundit si subvencione të paligjshme. Dorëheqjet e tyre u pranuan menjëherë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Sekretari i Përgjithshëm i Zhvillimit Rural, Giorgos Stratakos, gjithashtu dha dorëheqjen nga pozicioni i tij.
27 Qershor, 16:11