Kosova & Rajoni

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç: U vra se nuk pranoi 'Listën Serbe'! Organizator Radoiçiç

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Milan Radoiçiçin përgjegjës për vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviç, duke dënuar edhe katër anëtarë të grupit kriminal me mbi 22 vite burgim për organizimin dhe kryerjen e këtij krimi me motiv politik. Grupi kriminal, i udhëhequr nga Radoiçiç dhe me mbështetje nga Serbia, ka ushtruar ndikim të gjerë kriminal dhe politik në veri të Kosovës, duke shantazhuar dhe eliminuar rivalët politikë si Ivanoviçin.

21 Qershor, 21:38