Opinion
  • Edison Ypi: Tas i xanun

    Turma veriorësh dhe jugorësh drejt qyteteve për jetë më të mirë. Qeveria zihet ngushtë. Kryetarit të Martaneshit i lind një ide. Ja thotë Kryetarit të Shqipërisë, Sali Kullës. Pas pak miratohet Ligji i Tasit.

  • Fatos Çoçoli: Sa do shtohen pensionet nga viti 2025?

    Kryeministri nxori dje përpara një grupi pensionistësh një pjesë të mirë të qeverisë, çka dëshmon seriozitetin e rritjes reale të pensioneve nga viti 2025 e më tutje. Reforma në pensione do të shpallet në ditët e fundit të këtij viti. Pensioni minimal nga 10 mijë lekë në muaj do të kalojë në 15 mijë lekë në muaj

  • Ylli Pata: Pesha ...

    Pavarësisht se në emisionet televizive mbrëmjen e djeshme, nisën vajtimet për Ilir Metën, sondazhet tregojnë një gjë të qartë: Atë e donin pothuajse të gjithë në burg

  • Frrok Çupi: Iliri, si peshk i madh, thjesht tundi bishtin

    Do të ishte krejt e panatyrshme sikur Ilir Meta do të binte në rrjetë si cironkë, ashtu urtë e butë. Ose sikur të ndodhte që të mos e tundte bishtin, siç e tundi. Atëherë Ilir Meta nuk do të ishte ajo balena që ‘të çan më dysh’ edhe nëse je anije e madhe në det

  • Namir Lapardhaja: Pas Berishës dhe Metës, është radha e Edi Ramës?

    Që pas miratimit të Reformës në Drejtësi dhe krijimit të strukturave të reja si SPAK dhe GJKKO, në politikën shqiptare asgjë nuk do të ishte më si më parë

  • Lutfi Dervishi: Meta dhe epilogu i një karriere të mbushur me kontradikta

    “Pushteti lodh ata që nuk e kanë”! Lëre pastaj ata që e kanë! Kjo maksimë u provua me Metën dhe partinë e tij. Akuzat për korrupsion, përballjet në vite me prokurorët, paranoja që sjell, për cilindoqoftë, pushteti i gjatë, retorika e pakontrolluar, i sollën kosto politike, familjare dhe së fundmi, edhe ligjore

  • Ardi Stefa: Të lexosh pa syzet partiake apo të frikës

    Sinqerisht që sot nuk doja të merresha fare me arrestimin e Ilir Metës? Por kur dëgjoj ca analistë dhe ca mercenarë politikë të fokusohen vetëm në mënyrën e arrestimit të tij, nuk mund të mos reagoj.

  • Ardit Rada: Pse nuk proteston njeri sonte para burgut ku ndodhet Ilir Meta?

    Arrestimi i Ilir Metës, përtej një zhvillimi, nga sot e tutje mbetet një sfidë për drejtësinë. Prangosja ishte paralajmëruar edhe nga ai vetë prej kohësh, si për t’i dalë të keqes para dhe duke artikuluar mesazhe heroizmi.

  • Ylli Pata: Pse ranë 'Të Paprekshmit'?

    Ka një naracion nga njerëzit pro Berishës dhe Metës, për të treguar se logjika e reformës në drejtësi është sjellë nga Perëndimi në Ballkan për të hequr ata që ata i quajnë “kokorroçë”. Dmth që kanë mendimin e tyre. Por në fakt, si Berisha e si Meta nuk kanë pasur asnjë kudnërshtim ndaj politikave perëndimore, vetëm kur aleatët kërkuan luftimin e korrupsionit.

  • “Plakat e jetës”, të Kadaresë, na flasin përsëri!

    A po ndodh vërtetë në Shqipëri ndërrimi i “gjakut”, ndërrimi i elitave? Në artin më të kulluar, në tradita, mes njerëzve të thjeshtë, mes “plakave të jetës” mund të marrim përgjigjet më të mira.

  • Brizida Gjikondi: Sot u ndanë dy epoka!

    Dinakët sot, sidomos ata që kanë ndarë plaçkën e luftës së piratit president, po merren jo pa qëllim me mënyrën e ndalimit të tij, por jo me veprat kriminale për të cilat akuzohet, vepra të cilat mendoj se janë mediokre në krahasim me ato që ai dhe shpura e tij i kanë bërë në të vërtetë kësaj Shqipërie.

  • Mero Baze: Arsyeja përse Ilir Meta u arrestua sot, natyrisht është politike

    Arsyeja përse arrestimi i Ilir Metës ndodhi sot dhe jo më parë, natyrisht që është arsye politike. Po të mos ishte politika në mes, Ilir Meta dhe Sali Berisha do të ishin para drejtësisë dy dekada më parë.

  • Alban Daci: Zgjedhjet në Moldavi një model edhe për Shqipërinë

    Moldavia dje pati zgjedhjet më të rëndësishme për të ardhmen e saj.

  • Eduard Zaloshnja: Kur vagonat shtyjnë lokomotivën

    Në të gjitha sondazhet që kam publikuar pas zgjedhjeve të vjetshme të 14 majit, kam konstatuar një rregullësi statistikore tejet të qendrueshme: Votuesit për PD-në kanë qenë vazhdimisht më të shumtë se ata që simpatizojnë Berishën ndër politikanët kryesorë këtu.

  • Mero Baze: Pse PD po kundërshton dhe votën e diasporës?

    Është e qartë që PD po bllokon votimin e diasporës. Për herë të dytë në KQZ PD ka bllokuar miratimin e rregullores ndërkohë që po skadojnë afatet teknike për mundësinë e realizmit të votës. 

  • Ylli Pata: Shuplaka politike e BE, ndaj protestës groteske për Berishën në Bruksel

    Por sipas gjasave nuk është rastësi, caktimi i vizitës, pikërisht në shpalljen kur deputetët e Berishës kanë planifikuar një protest në kryeqytetin europian. Pikërisht, kur ata ndodhen atje, Ursula Von der Leyen është në Tiranë. E cila, së bashku me krerët e Europës, nuk e kanë harruar që në samitin e Tiranës kur ishin mbledhur me të gjithë krerët e 27 vendeve të BE-së, Sali Berisha protestoi fort në Tiranë

  • Eduard Zaloshnja: 500 mijë votuan, por vetëm 5 mijë protestuan…

    PD-ja ka shpallur mosbindjen civile si aksionin e saj kryesor, që sipas saj, do ta detyrojë Ramën të japë dorëheqjen para zgjedhjeve dhe të pranojë krijimin e një qeverie teknike me kryeministër neutral.

  • Brizida Gjikondi: Ku po shkon e dashur Jorida?!

    Nëse duhet pak për të shkatërruar të tërën, atëherë kjo e tëra paska qënë një asgjë.

  • Mero Baze: Si mund të jetë Argita ende pedagoge për 'drejtësinë'?

    Leksioni i parë është nëse një gjyqtare ju arreston babin a burrin, sulmojeni, shpifni, sajojini historia të së shkuarës dhe mos harroni gjithmonë që ka marrë dhe 500 mijë euro, por për këtë nuk duhen prova, mjafton të kesh vullnet ta thuash. Leksioni i dytë është nëse kjo gjyqtarja ju padit për shpifje, dil e mbrohu, thuaj që më kallëzon ngaqë e demaskova.

  • Ylli Pata: Arsyet e akrobacive të partisë së Berishës me SPAK

    Ky qëndrim politik i dyshes opozitare është një vulë e thatë dhe e qartë se kush është formacioni politik që kërkon pushtetin. Ai që nëse vjen në pushtet do të shfarosë “organizatën kriminale”, siç thoshte dikur kreu i Hamasit për Izraelin, por tani e dimë ç’ka ndodhur me të. E pikërisht prej këtyre qëndrimeve kemi një situatë ku 70% dhe më shumë e shqiptarëve në çdo sondazh, japin qëndrim negative për Sali Berishën e Ilir Metën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv