-
Kë la pas Anastasi i Shqiptarëve? Kush është, çfarë thotë dhe shkruan Hirësi Joani?
Fjeti me Zotin Anastasi i Shqiptarëve, por kë la pas? A jemi kuriozë të njohim njerëz që mund të na këshillojnë falas për shpirtin dhe jetën? Apo do të presim të hedhim sytë nga ata që kemi perreth kur të flasim për vdekjen?
12 Shkurt -
Llogaria është e thjeshtë: 12 vjet në opozitë dhe mund të paguajnë LaCivita-n
Mbetet akoma mister se si politikanët e vendit më të varfër në Europë, për hallet e tyre arrijnë të paguajnë avokatët më të shtrenjtë në botë e për dëshirat e tyre të paguajnë konsulentët e një presidenti amerikan me tarifat e një presidenti amerikan?
10 Shkurt -
Iluzionet e gabuara nga SHBA. Si po frymëzohen antishtetarët në Tiranë
Duket sikur fitorja e Trump ka mobilizuar një turmë të fjetur me bërtitje antishtet. Pirgje drush për “të djegur” kush ka punuar me Soros dhe Usaid dhe të kërkuar nga Drejtësia që dalin televizioneve dhe mitingjeve fare kollaj.
9 Shkurt -
Edhe një ceremoni tregon… qytetërim! Çfarë na mësuan ortodoksët shqiptarë
Respekti i rrëgullave, durimi, përulja, mirëkuptimi janë të domosdoshme edhe në një funeral. Qytetërimet ndërtojnë me forcë, besim dhe përkushtim një gjë që të tjerë e shkatërrojnë apo e përfolin kollaj.
31 Janar -
Historia e 13 infermiereve amerikane mund të shpëtojë shumë prej nesh
Një dhomë në muzeun Bunk’Art1 ruan copëza origjinale të avionit dhe të historisë, ndërsa gazetarja Rudina Xhunga flet me dëshmitarë dhe bën rrugëtimin në... shtyllën kurrizore të vlerave më të bukura të Shqipërisë.
28 Janar -
Qilimi i Hirësisë
Një send shumë tradicional që bashkon ëndrrat, thurje miqësish, thjeshtësinë, kombinimin e ngjyrave, krijimtarinë e nënave dhe vajzave shqiptare... me kujtimet tona.
27 Janar -
Papa Françesku dhe domosdoshmëria që “bukuria e komunikimit të mos korruptohet”
Në ditët e Jubileut të komunikimit, Papa Françesku mbledh në Vatikan gazetarë dhe operatorë të mass medias për t’iu kujtuar rëndësinë dhe peshën e fjalës dhe të së vërtetës për një botë më të mirë.
26 Janar -
Sa jetë do t’i duheshin Fortlumturisë Anastas në Shqipëri që të na mësonte... dashurinë?
Trashëgimia që la me punën dhe veprën e tij Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. E gjitha sot është këtu mes besimtarëve orthodhoksë shqiptarë. Në Shqipëri.
25 Janar -
Dallgë apo cunami? Misteri që përditë do të zbulojmë me Presidentin Trump
Dallga apo cunami “Trump” po shkakton shqetësime dhe entuziazëm njëkohësisht, ashtu siç kanë shkaktuar përherë në historinë njerëzore individë më të fortë se ligjet që mbajnë shoqërinë. Por, a mund të ndryshojë një dallgë, sado e madhe, gjigande dhe e fortë të jetë, detin e tërë?
21 Janar -
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pak para vitit të ri na e bëri të qartë se Greqia ka në dorë shpejtësinë e integrimit tonë në BE. Ministri ynë i Jashtëm ftoi median të mos “përzihej” me deklarata mikrofonash dhe se negociatat janë delikate.
10 Janar -
Një boshllëk që besimi mund të mbushë mes shqiptarëve
Bashkëjetesa fetare në Shqipëri, përpjekja e të katër feve kryesore për paqe e miqësi me njëra-tjetrën është një vlerë që po i reziston kohës dhe herët a vonë do të prekë dhe besimtarët
26 Dhjetor 2024 -
Anastas Janullatos, tri jetët e tij, Shqipëria dhe leksione për... dashurinë si një ogur për 2025
Biseda e historianit Roberto Morozzo Della Rocca dhe Tomaso Opocher, përfaqësues të Satnt’Egidios, me Kryepiskopin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë në librin “Kryepiskopi Anastas. Shërbëtor i Perëndisë në shumë vende”
22 Dhjetor 2024 -
Kur Platoni shkruante për tiraninë pas demokracisë…
Në librin e tij Republika, Platoni mbetet një pus mençurie dhe diturie i pafund. Çdo faqe e shkruar në agim të qytetërimit dhe të demokracisë njerëzore, duket se e ka një përgjigje për çdo kohë që jetojmë.
18 Dhjetor 2024 -
E shohim plagën e madhe të Parashqevisë: Është djali i saj!
Është e qartë se dhimbja e një nëne për fëmijën e saj e kapërcen faktin e të qënit divë, e famshme, artiste, politikane, shkencëtare... Prandaj, pa e gjykuar, pa i kujtuar të shkuarën e saj të famshme apo jo, dhimbjet apo fitoret në rininë e Shqipërisë komuniste, pa ia rënditur e numëruar sot gabimet sikur duhet t’i paraqisim asaj faturën që nuk ja kemi dhënë as politbyrosë, të përpiqemi ta ndihmojmë në këtë plagë gjigande të saj e të kuptojmë se a është e mundur që një nënë të bashkohet me djalin që sot nuk e ka në krah?
17 Dhjetor 2024 -
Parashqevi na ndihmo!
Çfarë ka pësuar këngëtarja e mirënjohur që e bën të reagojë kështu ndaj njerëzve përreth që e njohin e të shfaqet aq e qetë, e çiltër e mirënjohëse përpara një qeseje me disa rroba të ngrohta dhe të thotë: Jemi me shumë fat!
14 Dhjetor 2024 -
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
Takimet me qytetarë, gazetarë, personalitete me rastin e 90 vjetorit të Institutit për Studime të Politikës Ndërkombëtare (ISPI) me qendër në Milano. Në librin “Liri” të Merkel, në 703 faqe, vetëm 3 të dedikuara Ballkanit Perëndimor
13 Dhjetor 2024 -
Sfida për 2025? Të qënit Qytetarë dhe jo larg... qytetarë europianë
Të drejta dhe detyra, impenjim qytetar në respektimin e shërbimeve elementare si Arsim, Shëndetësi. Mbrojtje e natyrës dhe hapja e zemrës për të gjitha racat e kulturat. A mund të jetë kështu Shqipëria e vitit 2025?
11 Dhjetor 2024 -
Çfarë kemi frikë në të vërtetë ne shqiptarët?
Shqiptarët sot shmangin si djallin vetë ata që ndryshe flasin e ndryshe veprojnë, duke na gënjyer në dritën e diellit e duke menduar se jemi ende ata njerëzit e Shpellës së Platonit.
9 Dhjetor 2024 -
A është Shqipëria një vend i ngrohtë për bashkëqytetarët me aftësi ndryshe?
Familjet mbajnë peshën e madhe të ndihmës ndaj personave me aftësi ndryshe! Kampionët arrijnë shumë, por shoqëria duhet të heqë pengesat e vështira kudo nëpër qytete
3 Dhjetor 2024 -
Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?
Ndoshta sot një patriot i vërtetë nuk është i thirrur për veprime të mëdha, por për veprime të vyera të vogla: si për shembull Paqja mes nesh, si vlerë e jashtëzakonshme nën hijen dhe lirinë e së cilës mund të rriten virtyte të vërteta njerëzore.
28 Nëntor 2024