Politikë

Gruaja ikonë që po “thinjet” për drejtësi! Mediu e kërcënon në sallën e GJKKO, SPAK hesht! Çfarë po e “vret” Zamira Durdën?!

17 vite nga masakra e Gërdecit me 26 të vrarë, Zamira Durda, gruaja e cila humbi djalin e vogël, vijon të endet dyerve të drejtësisë për dënimin e përgjegjësve, me vlerësimin sipas saj të një krimi shtetëror. Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv ajo thotë se ndihet e pambrojtur në sallën e Gjykatës së Posaçme, pasi ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e ka kërcënuar, dhe askush nuk ka reaguar, as SPAK e as gjyqtarja. Nëse flet – thotë Durda me zërin e vrarë, e kërcënojnë ta nxjerrin nga salla e gjykatës, ku sipas saj i pandehuri po trajtohet si hero, e viktima pa të drejtë as për të folur.

15 Mars, 13:50