Komisioni i Sigurisë/ Garda, AMP dhe SHISH më shumë fond për vitin e ardhshëm, do mbulohen pagat e reja!/ Deputetët e PD-së kërkojnë llogari për policinë brenda Parlamentit
Hyrja e efektivëve të Policisë së Shtetit në ambientet brenda rrethimit të godinës së Parlamentit në datën 17 tetor, e cila krijoi kaos dhe për pasojë edhe akuza ndaj bluve, ishte tema kryesore e debatit gjatë raportimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku bazë ishte parashtrimi i projektbuxhetit për të dy institucionet respektive.
8 Nëntor 2024, 16:53