Çështja e mandateve/ Gjykata Kushtetuese korrigjon vetveten! Riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve
Gjykata Kushtetuese ka korrigjuar vetveten, duke riaktivizuar të drejtën e një të pestës së deputetëve për të kërkuar shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandateve. Në vendimin për rastin e deputetit Sinaj, përcaktohet se kur parlamenti nuk e dërgon çështjen në Gjykatë, atëherë ajo mund të vihet direkt në lëvizje me kërkesë të 28 deputetëve. Dy vjet me parë e kishte bllokuar këtë mekanizëm.
16 Korrik, 09:06