Sociale

Kremtohet Krishtlindja! Katedralja e 'Shën Pali' e 'Ngjallja e Krishtit' plot me besimtarë! Njerëzit po i kthehen besimit! Imzot Dodaj: Të edukojmë të rinjtë! Kryepiskopi Anastas: Jo urrejtjes

Besimtarët e krishterë festojnë sot Lindjen e Krishtit, një nga ngjarjet më të mëdha të kësaj feje, që shënon zbritjen e Perëndisë në tokë, për të shpëtuar njerëzimin. Katolikët dhe Ortodoksët në Tiranë morën pjesë në ceremonitë kishtare, ku klerikët i bënë thirrje shoqërisë të mos shpërqendrohen prej kotësisë.

24 Dhjetor 2024, 23:23