Këshilli Bashkiak i Himarës ka komanduar Blerina Bala për drejtimin e bashkisë së Hiamarës. Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro.
Konkretisht Bala mori 9 vota e këshilltarëve të PS, 1 PSD, 1 Mega,1 LZHK, 1 PD, 1 Rithemelimi, 1 Partia e Lirise
Ndërsa 4 anëtarë të këshillit nuk kanë votuar, mes tyre dhe bashkëshorti i Blerina Balës, i cili është këshilltar i Aleanca Arbnore kombetare (AAK)
Komandimi i saj vjen pas dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili u arrestua. Në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, i dënuar me dy vite për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Lajmi kryesor:
Himara bëhet me kryebashkiake! Opozita bashkon votat me PS, dështon grupi i Belerit! Krijuan tensione në këshillin bashkiak, njëri pështyn prefektin Tavo (VIDEO)
SI.E.//ReportTv.al