HIMARË- Përpjekja e mbështetësve të Fredi Belerit, në burg për blerje votash për të mbajtur peng me forcë bashkinë e Himarës dështoi.
Me 15 vota pro nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak të Himarës, nënkryetarja Blerina Bala u zgjodh për të marrë drejtimin e përkohshëm të Himarës deri në zgjedhje të reja. Dy kryetarët, ai i zgjedhuri Fredi Beleri dhe ai në detyrë, Jorgo Goro janë në burg.
Për të marrë drejtimin e Himarës si dhe për ti dhënë fund përpjekjeve të mbështetësve të Belerit për të krijuar tensione, Blerina Bala mori votat e 9 këshilltarëve PS-së të kryeministrit Edi Rama, 1 të këshilltarit të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, 1 të këshilltarit të Rithemelimit, 1 të Partisë së Lirisë të Ilir Metës, 1 të PSD-së, 1 të Partisë Mega dhe 1 të LZHK-së.
Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës", shkruajti Rama pas votimit
Mbledhja e këshillit bashkiak e cila rinisi në orën 12:00 u mbajt me dyer të mbyllura. Ndërkohë më parë u pezullua pas tensioneve që krijuan mbështetësit e Belerit, duke detyruar që në Himarë të shkojnë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Çfarë ndodhi më parë?
Mbledhja e Këshillit Bashkiak nisi në orën 10:00 ku të pranishëm ishte dhe prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, drejtuesi politik i qarkut të Vlorës Blendi Klosi dhe kryetari i Këshillit të Qarkut Ervis Moçka. Mbështetësit e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, i cili është në burg për blerje votash hynë në bashki dhe refuzuan praninë e Vangjel Tavo.
Me thirrje greqisht e shqip ata ofenduan zyrtarin, i cili ishte në mbledhje, si një e drejtë që ia jep ligji.
Të ‘shitur’ e quajtën nacionalistët e Belerit Prefektin Tavo, i cili vjen nga minoritet grek, ndërsa sipas tyre ai po vjen vjedhur pronat e Himarës. Në greqisht i kërkon dhe të dilte jashtë.
Gjatë gjithë tensioneve është dashur ndërhyrja e policisë për të ruajtur sigurinë, ndërsa në fund, për të qetësuar situatën Tavo, Klosi dhe Ervis Moçka dolën nga mbledhja.
Teksa po largohej një mbështetës i Belerit e pështyu Tavon në fytyrë. Skena e rënda solli shtyrjen e mbledhjes për një orë
Këshilltarët u mblodhën sërish në orën 12:00, tashmë pa praninë e mbështetësve të Belerit, po në ambientet e Bashkisë së Himarës, por jo më në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj përmes një reagimi në rrjete sociale ka falenderuar këshilltarët, veçanërisht ata të opozitës që bashkuan votat për të komanduar në krye të bashkisë së Himares nënkryetaren Blerina Bala.
"Shpresoj që në vazhdim të jemi bashkëpunues në çdo vendimmarrje për Himarën tonë pa dallime politike dhe interesa personale", shkruan ai mes të tjerash.
Një falenderim ka pasur dhe për ish kryebashkiakun Jorgo Goro ndërsa i ka uruar suksese kryetares së komanduar të bashkisë.
"Të nderuar bashkqytetarë të Himarës, sot këshilli bashkiak mori një vendim për të zgjedhur kryetarin e përkohshëm në drejtimin e bashkisë Himarë. Në radhë të parë dua të falanderoj ish-kryetarin e kësaj bashkie prej afro 13 vjet, Gjergji Goro, me të cilin ne si këshill bashkiak kemi bashkëpunuar per mbarëvajtjen dhe cdo të mirë në interes të Himarës. Falenderoj të gjithë këshilltarët që morën pjesë, në vecanti dua të falenderoj këshilltarët e opozitës të cilët bashkuan votat me ne, gjithmonë për interesin e Himarës. Shpresoj që në vazhdim të jemi bashkëpunues në cdo vendimarrje për Himaren tonë pa dallime politike dhe interesa personale të një grupi njerzish. Në cilesinë e kryetarit të këshillit i uroj suksese, Z.Nj Blerina Bala në këtë detyrë. Duke qenë se afron sezoni turistik, shpresoj që kryetarja e sapo zgjedhur sëbashku me administraten të coj përpara qëllimet që ka nisur Bashkia Himare prej kohësh", shkruan ai.
Pas zgjedhjes së kryetares së re të Bashkisë Himarë, Blerina Balaj, me 15 vota Këshilli Bashkiak, vjen reagimi i parë nga Fredi Beleri i cili ndodhet në burg për blerje votash.
Në një postim në rrjetet sociale, Beleri thotë se u shkel Kushtetuta. Ai shprehet se ky lëmsh juridik është krijuar me kontributin e prokurorisë dhe gjykatës së posaçme kundër korrupsionit.
"Një lëmsh juridik i pamundur për t’u zgjidhur. Lëmsh i krijuar me kontributin e prokurorisë dhe gjykatës së posaçme kundër korrupsionit, të cilët nuk kanë kurajë t’i thonë JO z. Rama. Asnjë ligj dhe asnjë nen i Kushtetutës nuk e parashikon këtë që po ndodh në Bashkinë Himarë. Neni 61 i ligjit 139/2015 që trumbeton prefekti nuk zgjidh ndërprerjen e parakohshme të një mandati të mbaruar me kohë. Asnjë praktikë e mirë evropiane, të cilave z. Rama iu referua, nuk thotë se kryetari i bashkisë caktohet nga partia humbëse e zgjedhjeve për kryetar bashkie. Asnjë praktikë e mirë evropiane nuk parashikon të caktohet nga prefekti si kryetar bashkie një person që nuk është zgjedhur as këshilltar bashkiak, por është emëruar nga humbësi. Shkelët Kushtetën dhe atë që u votua nga sovrani nuk e lejuat të betohet."
Në reagimin e tij, Beleri nuk ka kursyer akuzat ndaj prefektit Vangjel Tavo, për të cilin thotë se në kundërshtim me ligjin, dje tregoi këshilltarëve si të mendonin dhe sot mori pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak për t`u siguruar që e kishin kuptuar drejt urdhrin e tij.
"Në kundërshtim me ligjin, caktoni një kryetar të ri bashkie, siç edhe Prefekti e deklaroi, dhe e interpretoni ligjin ashtu siç ju intereson. Juve nuk ju intereson ligji, por ju intereson vetëm të mos betohet, qoftë edhe për një orë të vetme, ai që u zgjodh kryetar bashkie konform Nenit 109 të Kushtetutës. Për ju, ligji është thjesht një copë letër bakalli. Me gjasë, letër bakalli është edhe për z. Tavo, i cili në kundërshtim me ligjin, dje u tregoi këshilltarëve si të mendonin, sot mori pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak për t`u siguruar që e kishin kuptuar drejt urdhërin e tij. Pa patur asnjë kompetencë, filloi sot fjalimet elektorale duke premtuar tituj pronësie. Zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutës. Zgjidhja e vetme është të lejohet fituesi i zgjedhjeve të betohet. Është e vetmja gjë që mund t’i japë fund këtij kaosi ligjor dhe të ndalojë absurdin në Bashkinë Himarë, duke trajtuar banorët e kësaj bashkie në mënyrë të barabartë me çdo qytetar tjetër të kësaj Republike që ushtroi të drejtën e tij elektorale në zgjedhjet e datës 14 maj".
Me 15 vota pro nënkryetarja Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën deri në zgjedhjet e ardhshme.
Në një reagim me shkrim ajo bëri ftesë për bashkëpunim për të mirë të Himarës në prag të këtij sezoni veror.
“Se pari me lejoni te bej nje falenderim te vecante per besimin qe me eshte dhene sot. Ne muajt ne vijim fokusi i bashkise Himare do te jete e perqendruar ne pune me qellim permbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndergjegjshme qe asnje pune nuk behet vetem, ndaj mendoj se pas 10 muajsh te veshtire, Himara meriton qe midis aktoresh vertikal dhe horizontal, te kete bashkepunim sa me te ngushte e mbeshtetje sa me te madhe. Ju faleminderit
Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro. Konkretisht Bala mori 9 vota e këshilltarëve të PS, 1 PSD, 1 Mega,1 LZHK, 1 PD, 1 Rithemelimi, 1 Partia e Lirise. 4 anëtarë të këshillit nuk votuan, mes tyre dhe bashkëshorti i Blerina Balës, i cili është këshilltar i Aleanca Arbnore kombetare (AAK)
Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria, reagoi pasi hoqi dorë në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës.
Në një pronocim ai tregon pse e mori këtë veprim
“Kemi përpara një sezon turisti. Cdo lëvizje që do të sillte vonesa nuk do t’I shërbente Himarës. Procesi i votimit ishte I qetë, pavarësisht se pati tensione" tha ai.
Këshillin Bashkiak zgjodhi nënkryetaren, Blerina Bala si drejtuese të kësaj bashkie.
Këshilli Bashkiak i Himarës ka komanduar Blerina Bala për drejtimin e bashkisë së Hiamarës. Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro.
Konkretisht Bala mori 9 vota e këshilltarëve të PS, 1 PSD, 1 Mega,1 LZHK, 1 PD, 1 Rithemelimi, 1 Partia e Lirise
Ndërsa 4 anëtarë të këshillit nuk kanë votuar, mes tyre dhe bashkëshorti i Blerina Balës, i cili është këshilltar i Aleanca Arbnore kombetare (AAK)
Komandimi i saj vjen pas dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili u arrestua. Në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, i dënuar me dy vite për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Pas incidentit në bashkinë e Himarës, prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo në një prononcim për median tha se “interesat e vogla kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot”
“Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’ tha ai më tej.
U ndal dhe tek hipotekimi I pronave në Himarë
“Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor”
Unë si prefekt do zbatoj ligjin. Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.
Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit.
Gjithashtu një koment pati dhe për sezonin turistik.
“Nga ana tjetër jemi në prag të fillimit të sezonit turistik, dhe të fillojmë në bashkëpunim me pushtetin vendor punën. Motivimi im është bashkim" bashkëpunim dhe punë.
Unë si prefekt do zbatoj ligjin. Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda ccdo kompetence që ma jep ligji.
Unë di të interpretoj ligji dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit.
Koalicioni Bashkë Fitojmë ka bashkuar votat me Partinë Socialiste për të komanduar nënkryetaren e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala. Kjo e fundit mori 15 vota pro. Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj tha për Report Tv se nga 9 vota që ka PS, pjesa tjetër e votave pro janë dhënë nga Bashkë Fitojmë.
“U zgjodh Blerina Bala, nënkryetare e bashkisë Himarë. Ligji thotë që një nga nënkryetarët marrin drejtimin. Grupi i PS propozoi Blerina Bala.
Më 15 vota u zgjodh. Ne 9 vota kemi. Pjesa tjetër janë Bashkë Fitojmë, përveç anëtarëve të PS, u bashkuan edhe pjesa tjetër”, tha ai për Report Tv.
Ai komentoi edhe tensionet në Këshillin Bashkiak nga mbështetës të Fredi Belerit.
“Është e paqartë akoma. Disa njerëz për interesa të tyre. Ne vendosëm ta bënim me dyer të mbyllura për shkak të tensioneve. Pikat e rendit të ditës do i shqyrtojmë ditë tjetër.”
Mbledhja e këshillit bashkiak në Vlorë pritet të mblidhet ndërkohë para bashkisë kanë mbërritur dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Mbështetësit e Belerit penguan mbledhjen e Këshillit Bashkiak nisur në orën 10:00 dhe që u pezullua për një moment të dytë pas tensioneve të krijuara brenda godinës. Mbledhja pritet të mbahet me dyer të mbyllura.
Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, po zgjidhet kryetari i bashkisë, ka nisur me tensione. Me thirrje në gjuhën greke ‘i shitur’ dhe ‘pusht’ banorët dhe mbështetësit e Fredi Belerit në Himarë kundërshtuan praninë e Prefektit Vangjel Tavo në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, derisa i përzunë nga mbledhja. Siç shihet nga pamjet siguruara nga Report Tv një nga banorët me kapele në kokë pështyn në fytyrë prefektin, i cili e ruajti qetësinë.
Ka nisur me tensione mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, për zgjedhjen e kryetarit të ri. Mbëshetësit e Fredi Belerit, banorë të Himarës me thirrje në greqisht, kanë kundërshtuar prezencën e prefektit të Vlorës Vangjel Tavon, ndërsa knë pasur edhe tentativë për ta qëlluar. Pas thirrjeve të banorëve, prefekti i qarkut, Vangjel Tavo, është larguar nga mbledhja.
Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues, ndërsa Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, është i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Ky lepetyra qe peshtyn nuk eshte as grek as shqiptar…ky eshte i tredhur!
PërgjigjuDeportojini në Greqi çdo horr me pasaport greke që sulmojnë zyrtarët shqiptarë. Qëndrojnë në Shqipëri iligalisht
PërgjigjuPajtohem plotsisht!
Vangjel Tavo eshte dropullite, njerez te mire e te shkelqyher qe dine ku i kane rrenjet e tyre Greke. Te tregojne historine e tyre 7 brezash. Nuk kane lidhje me Himariotet "greke" qe nuk dine te tregojne as per gjyshin e tyre. Peshtymja eshte krim dhe rrezik, ne cdo vende te Evropes arrestohesh. Perse nuk reagon policia shqiptare?
PërgjigjuC'pune kane mbeshtetesit ne nje mbledhje keshilli bashkiak!? Per mua,eshte bere aksiomatike,sot e 34 vitet e fundit;atje ku behet sherr nuk duan te behen pune te mira. Antishqiptaret e perbetuar jane yshtesit dhe perfituesit e sherreve permanente ne mexhlisin e politikes qendrore a vendore ne Shqiperine tone.
PërgjigjuPo ajo e flet greqishten me dialekt shqip
PërgjigjuKeta nuk jane populli, por provokatore te asfalise greke. Shikojeni kete qe peshtyn, shikojeni dhe ate aty me pantallona ushtarake si ben si i forte. 100 vete jane keta. Turpi i Shqiperise.
PërgjigjuKujt nuk i pëlqen këtu, të iki në Greqi. Ai që pështyu të procedohet, ca burgë në këto raste nevojitet për kthjelltësinë e mendjes. Edhe pse sinqerisht ka surrat burgaxhiu mortja. Nga xhupi Emporio Armani që ka veshur duket që nuk vuan për gojën a bukës dhe se afendikoi e paguan mirë. Ik ke adendikoi tani surratpalaço.
PërgjigjuPo te ishit njerez do ju merrja. Prandaj ju lej atje ne Qimar te hani bar
Përgjigjudo vijne nga vlora me flamur dhe do ju hedhin ne det, o moter qira gjak prishur, gjeni shesh e beni pershesh. ne greqi sdel dot me flamur shqipetar ti e djeg ne mes te shqiperise, harram qumshti i nenave te atyre himarjoteve qe jane shqipetare dhe nuk dolen sot ti tridhnin filo greket
Përgjigju„Policia bashkiake arriti të parandalojë përplasjen deri dhe fizike që mbështetësit e Belerit tentuan ndaj Vangjel Tavos, i cili dhe ai është me origjinë greke.“ Tavo eshte vertete me origjine greke, por keta qe bertasin greqisht fatkeqesisht jane shqiptare gjakprishur. Nuk ka banore me origjine greke as ne Himare dhe ne asnje nga fshatrat e bregut. Jane shqiptare qe gjate pushtimit turk jane bere dygjuhesh (flasin edhe greqisht, edhe shqip) per shkak te lidhjeve tregtare me ishujt greke. Eshte legjendare rezistenca qe u kane bere turqve stergjysherit e tyre shqiptare, por sot nje pjese e tyre ka rene pre e propagandes dhe pensioneve greke. Prandaj them, nuk jane greke, jane shqiptare gjakprishur.
PërgjigjuPo turku c'hyn? Ha pershesh jari, ha
Sa shtet kot. Ne vend qe ti kapi nje e nga nje ti rrasi mrena ato felliqesira i lenndhe me fol ate gjuh te shtirshme ne Mes te shqipris.
PërgjigjuSa qesharak u bet o derrzinj.Ju peshtyn populli dhe su ben pershtypje.Ai lolua i Qarkut qesh si triumfator pa le.Neveri dhe perbuzje sado qe jam Antigrek
PërgjigjuOti pis esi spitogamimene
Nuk me duket seje antifreeze korofillak iplote o Palaton
Ca antigreku je ti mo. Po' te ishte antigreku ti nuk do e shake kurr shtetin tend. Pastaj Ca populli esht ai o antigreku i famshem ATA Jan te gjith te paguar per te bere rremuj
Jane ndyresira qe i paguan greku dhe e shesin bythen per evro,Vangjel Tavo e ka treguar veten se eshte i nderuar.
Përgjigju