Bala në krye të Himarës, Kryetari i Këshillit Bashkiak flet për Report Tv: 9 vota nga PS, pjesa tjetër janë të Bashkë Fitojmë

29 Mars, 12:20| Përditesimi: 29 Mars, 14:30

  • Share

 

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka bashkuar votat me Partinë Socialiste për të komanduar nënkryetaren e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala. Kjo e fundit mori 15 vota pro. Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj tha për Report Tv se nga 9 vota që ka PS, pjesa tjetër e votave pro janë dhënë nga Bashkë Fitojmë.

“U zgjodh Blerina Bala, nënkryetare e bashkisë Himarë. Ligji thotë që një nga nënkryetarët marrin drejtimin. Grupi i PS propozoi Blerina Bala.

Më 15 vota u zgjodh. Ne 9 vota kemi. Pjesa tjetër janë Bashkë Fitojmë, përveç anëtarëve të PS, u bashkuan edhe pjesa tjetër”, tha ai për Report Tv.

Ai komentoi edhe tensionet në Këshillin Bashkiak nga mbështetës të Fredi Belerit.

“Është e paqartë akoma. Disa njerëz për interesa të tyre. Ne vendosëm ta bënim me dyer të mbyllura për shkak të tensioneve. Pikat e rendit të ditës do i shqyrtojmë ditë tjetër.”


Lajmi kryesor:

Himara bëhet me kryebashkiake! Opozita bashkon votat me PS, dështon grupi i Belerit! Krijuan tensione në këshillin bashkiak, njëri pështyn prefektin Tavo (VIDEO)


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?